“Lajm jashtëzakonisht i mirë nga Brukseli”/ Mali i Zi një hap më pranë Bashkimi Evropian, nis puna për traktatin e anëtarësimit

Data

Mali i Zi ka shënuar një tjetër progres të rëndësishëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian, pasi më 22 prill shtetet anëtare ranë dakord të nisin punën për hartimin e traktatit të anëtarësimit.

Vendimi u mor në Bruksel nga ambasadorët e 27 vendeve të BE-së, të cilët miratuan krijimin e një grupi pune “ad hoc”. Ky grup do të merret me përgatitjen teknike të traktatit, një hap kyç që shënon fazën e fundit të procesit të integrimit.

Sipas një zëdhënësi të presidencës së radhës së BE-së, ky vendim dërgon një mesazh të fortë se zgjerimi mbetet një objektiv real për vendet aspirante.

Mali i Zi konsiderohet ndër vendet më të avancuara në rajon, së bashku me Shqipëria, në procesin e integrimit evropian. Deri tani, Podgorica ka përmbyllur negociatat për 14 nga 35 kapitujt e anëtarësimit.

Ministrja për Çështje Evropiane, Maida Gorçeviq, e cilësoi zhvillimin si “lajm jashtëzakonisht të mirë”, duke theksuar se ky është një tjetër konfirmim se vendi është në rrugën e duhur për t’u bërë anëtar i BE-së deri në vitin 2028.

Autoritetet malazeze synojnë të përmbyllin negociatat deri në fund të këtij viti. Më pas pritet nënshkrimi dhe ratifikimi i traktatit të anëtarësimit, proces që zakonisht zgjat nga një deri në tre vjet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related