Shtetet e Bashkuara të Amerikës intensifikojnë goditjet ndaj karteleve të drogës: Tre viktima nga sulmi ajror në Karaibe

Data

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vijuar operacionet ushtarake kundër trafikut të drogës, duke ndërmarrë një tjetër sulm ajror në Detin e Karaibeve, ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona.

Sulmi ka pasur në shënjestër një anije të dyshuar për transport të lëndëve narkotike, ndërsa autoritetet amerikane e kanë cilësuar ndërhyrjen si pjesë të një fushate të gjerë kundër karteleve të drogës që operojnë nga Amerika Latine drejt tregut amerikan.

Sipas të dhënave të publikuara nga agjenci ndërkombëtare, numri i viktimave nga këto operacione në Paqësorin lindor dhe në rajonin e Karaibeve ka arritur në të paktën 180 që nga shtatori i vitit 2025, kur nisën sulmet ajrore.

Administrata e presidentit Donald Trump i ka cilësuar disa nga këto grupe kriminale si organizata “terroriste”, duke përdorur termin “narko-terroristë” për të justifikuar ndërhyrjet ushtarake.

Operacionet konsiderohen pjesë e një strategjie më të ashpër për të goditur rrjetet e trafikut të drogës, por kanë ngritur gjithashtu shqetësime për pasojat humanitare dhe përshkallëzimin e dhunës në rajon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related