Zbulohet rrjet prostitucioni në Shkodër, arrestohen 3 shtetase kolumbiane dhe 2 të rinj shqiptarë

Data

Policia ka goditur një rast prostitucioni në Shkodër, duke arrestuar pesë persona dhe proceduar penalisht një tjetër, në kuadër të operacionit të koduar “Rent Home 3”.

Sipas autoriteteve, tre shtetase nga Kolumbia kishin marrë me qira dy apartamente, të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Bashkë me to janë arrestuar edhe dy të rinj shqiptarë, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Operacioni policor çoi në zbulimin e një apartamenti në lagjen “3 Heronjtë”, ku ushtrimi i prostitucionit ishte në vijim. Gjatë ndërhyrjes, efektivët sekuestruan një shumë parash, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari, si dhe gjashtë telefona celularë që mund të shërbenin për organizimin e aktivitetit.

Ndërkohë, një 27-vjeçare është proceduar penalisht për veprën “mbajtja e ambienteve për prostitucion”, pasi dyshohet se kishte dhënë me qira banesat duke qenë në dijeni të përdorimit të tyre.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodër për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrjetin dhe lidhjet e mundshme të këtij aktiviteti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related