Artur Metani zhvillon vizitë zyrtare në SHBA, takime në Departamenti i Drejtësisë i SHBA për forcimin e drejtësisë

Data

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve kyçe të sistemit amerikan të drejtësisë, përfshirë Departamenti i Drejtësisë i SHBA.

Gjatë vizitës, Metani prezantoi rolin dhe funksionin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e një sistemi gjyqësor të pavarur, të paanshëm dhe njëkohësisht të përgjegjshëm ndaj ligjit dhe publikut.

Në kuadër të takimeve, ai u ndal në zyrën e OPDAT, ku zhvilloi bisedime me drejtues dhe ekspertë ndërkombëtarë për çështjet e drejtësisë. Diskutimet u përqendruan në rritjen e standardeve të integritetit dhe profesionalizmit në sistemin gjyqësor shqiptar, si dhe në forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies për gjyqtarët dhe prokurorët.

Metani theksoi se një drejtësi funksionale është themeli i shtetit të së drejtës dhe një faktor kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai nënvizoi gjithashtu nevojën për garantimin e standardeve të larta etike dhe profesionale në të gjitha nivelet e sistemit.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit amerikanë vlerësuan progresin e Shqipërisë në reformën në drejtësi dhe shprehën gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin, përmes asistencës teknike dhe shkëmbimit të praktikave më të mira.

Vizita konsiderohet një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në avancimin e reformave në drejtësi, me synim rritjen e besimit të publikut dhe konsolidimin e institucioneve në Shqipëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related