Berisha kritikon deputetët e Partia e Lirisë: Tedi Blushi, Erisa Xhixho dhe Edmond Haxhinasto u larguan nga protesta

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet e protestës së fundit të opozitës, duke shprehur pakënaqësi ndaj disa deputetëve të Partia e Lirisë.

Ai përmendi konkretisht Tedi Blushi, Erisa Xhixho dhe Edmond Haxhinasto, për të cilët tha se u larguan nga protesta pas incidenteve me molotovë, duke theksuar se deputetët duhet të qëndrojnë deri në fund në tubime të tilla.

“Deputetët duhet të qëndrojnë deri në fund. Dje, në mënyrë selektive, të plagosur dhe të dëmtuar ishin një grup i gjerë deputetësh e drejtuesish,” u shpreh Berisha.

Në të njëjtën kohë, ai akuzoi forcat e rendit për përdorim të dhunës dhe mjeteve të ndaluara ndaj protestuesve. Sipas tij, gjatë ndërhyrjes janë përdorur spraj dhe mjete të tjera që mund të kenë pasoja serioze për shëndetin.

Berisha paralajmëroi se do të depozitohen kallëzime në prokurori ndaj efektivëve që, sipas tij, kanë ushtruar dhunë ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve të opozitës. Ai shtoi se, edhe pse nuk pret reagim të menjëhershëm nga institucionet e drejtësisë, çështjet do të ndiqen ligjërisht me besimin se “drejtësia vonon, por nuk harron”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related