Opozita kërkon dorëheqjen e Edi Rama, rikthehen protestat kombëtare: nga fjalimet politike te marshimi dhe përplasjet me molotovë

Data

Opozita do të zhvillojë nesër protestën e saj të shtatë kombëtare, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Rama dhe largimin e qeverisë. Tubimi është parashikuar të nisë në orën 19:00 përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

Organizatorët kanë njoftuar Policinë e Shtetit për zhvillimin e protestës, ndërsa ende nuk është përcaktuar një orar për përfundimin e saj. Ndryshe nga protestat e fundit, ku mungoi podiumi dhe fokusi ishte tek marshimi dhe përplasjet, këtë herë pritet rikthimi i fjalimeve politike nga drejtues të Partisë Demokratike, forumi rinor dhe partitë aleate.

Megjithatë, nuk përjashtohet që protesta të marrë dinamika të ndryshme gjatë mbrëmjes. Një nga skenarët e mundshëm mbetet marshimi i protestuesve në akse të ndryshme të kryeqytetit, në varësi të zhvillimit të situatës në terren dhe vendimeve të organizatorëve.

Në protestat e mëparshme janë shënuar incidente, përfshirë hedhjen e molotovëve dhe fishekzjarreve drejt institucioneve qeveritare, çka ka rritur vigjilencën e autoriteteve për tubimin e radhës.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, duke angazhuar një numër të madh forcash në terren, siç ka ndodhur edhe në protestat e kaluara.

Opozita e lidh thirrjen për protestë me zhvillimet e fundit politike dhe akuzat për afera korruptive, duke kërkuar një reagim qytetar për ndryshim politik në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related