Masakër në shkollën e mesme në Turqi, 14-vjeçari hap zjarr ndaj nxënësve dhe mësuesve, 9 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Data

Një ngjarje tragjike ka tronditur Turqi, ku një sulm me armë zjarri në një shkollë të mesme në provincën Kahramanmaraş ka lënë pas një bilanc të rëndë viktimash dhe të plagosurish.

Sipas autoriteteve, autori i sulmit është një 14-vjeçar, nxënës në të njëjtin institucion arsimor, i cili hyri në ambientet e shkollës i armatosur dhe hapi zjarr në mënyrë të pakontrolluar ndaj nxënësve dhe stafit.

Nga të shtënat kanë humbur jetën 9 persona, mes tyre 8 nxënës dhe 1 mësues, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur, disa prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ndodhi në momentin kur nxënësit po largoheshin nga mësimi, pasi shkolla funksiononte me turn të dyfishtë. Pas sulmit, autori i mitur i ka dhënë fund jetës, ndërsa babai i tij, një ish-oficer policie, është arrestuar nga autoritetet. Dyshohet se arma e përdorur në krim është marrë nga banesa.

Forca të shumta policie dhe ekipe emergjence mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa zona u vendos nën masa të rrepta sigurie. Në terren shkuan edhe zyrtarë të lartë shtetërorë, ndërsa presidenti i vendit është mbajtur vazhdimisht i informuar mbi zhvillimet.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, e cila ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik dhe ka rikthyer debatin mbi sigurinë në shkolla dhe kontrollin e armëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related