Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar sërish kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke deklaruar se marrëdhënia mes tyre nuk është më e njëjta.
Komentet e tij vijnë pasi Meloni ka shprehur qëndrime kritike ndaj Trump, veçanërisht për deklaratat e tij lidhur me Papën dhe për refuzimin e Italisë për t’u përfshirë në konfliktin e SHBA-së me Iranin.
“Ajo ka qenë negative. Kushdo që na refuzon për ndihmën në këtë situatë në Iran, nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”, u shpreh Trump gjatë një interviste.
Ai kritikoi gjithashtu edhe NATO, duke vënë në pikëpyetje angazhimin e aleatëve në lidhje me situatën në Iran.
Sipas tij, nuk ka kuptim që SHBA të shpenzojë shuma të mëdha për aleancën nëse vendet anëtare nuk mbështesin Uashingtonin në çështje që ai i konsideron të rëndësishme.
Deklaratat e fundit tregojnë për tensione në rritje mes SHBA-së dhe disa prej aleatëve të saj evropianë lidhur me zhvillimet në Lindjen e Mesme.
