Aksioni në Shkodër pa përjashtime, bashkia prish shtesën e lokalit të këshilltarit të PS Mirsad Basha

Data

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër ka vijuar edhe ndaj përfaqësuesve të pushtetit lokal, pa bërë përjashtime.

Së fundmi, Bashkia ka ndërhyrë për prishjen e një shtese objekti në pronësi të këshilltarit bashkiak të Partia Socialiste e Shqipërisë, Mirsad Basha.

Sipas Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), struktura ishte ndërtuar në hapësirë publike, çka ka sjellë vendimin për shembjen e saj në kuadër të aksionit për rikthimin e këtyre hapësirave në shërbim të komunitetit.

Ky aksion është pjesë e një fushate më të gjerë të nisur prej muajsh, gjatë së cilës në qytet janë prishur mbi 600 ndërtime dhe shtesa që kishin zënë hapësira publike.

Autoritetet vendore bëjnë me dije se ndërhyrjet do të vijojnë çdo ditë në rrugë, sheshe dhe zona të tjera publike, ndërsa fokusi i fundit është përqendruar edhe te hapësirat pranë institucioneve arsimore, përfshirë lirimin e zonës rreth shkollës “Ndre Mjeda”.

Bashkia thekson se qëllimi i këtij aksioni është garantimi i aksesit për qytetarët dhe rikthimi i hapësirave publike në funksion të komunitetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related