Zjarri në pallatin në Tiranë vijon të rrezikojë jetët e banorëve, forcat speciale RENEA i bashkohen operacionit

Data

Situata mbetet e rënduar në Tiranë, ku një pallat pranë zonës së njohur si “Farmacia 10” është përfshirë nga flakët, duke rrezikuar jetët e banorëve.

Për shkak të përmasave të zjarrit dhe vështirësive në ndërhyrje, aksionit për evakuimin e banorëve i janë bashkuar edhe forcat speciale RENEA, të cilat po ndihmojnë në nxjerrjen e personave që mund të kenë mbetur brenda godinës.

Deri më tani raportohet se disa banorë janë evakuuar me sukses, ndërsa operacioni vijon në terren në koordinim mes zjarrfikësve dhe Policisë.

Zjarri ka përfshirë pjesë të konsiderueshme të ndërtesës, duke krijuar rrezik të vazhdueshëm për jetën e banorëve dhe duke e bërë ndërhyrjen më të ndërlikuar.

Autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë, ndërsa vijojnë përpjekjet për të izoluar flakët dhe për të siguruar që të gjithë banorët të dalin jashtë në mënyrë të sigurt.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related