Kryeministri Rama takim me Macronin në Paris? Analisti i njohur ngre dyshime të forta: Vizita po mbahet sekret…

Data

Analisti Genc Burimi në një emision telelviziv deklaroi se kryeministri Edi Rama do të vizitojë Parisin për pak ditë, ku do takohet me presidentin francez Emanuel Macron.

Burimi thekson se i bën përshtypje fakti që mediat e Tiranës nuk kanë dhënë informacione për këtë vizitë, e cila është tepër e rëndësishme. Për Burimin, ka disa arsye se përse vizita në Francë e Ramës po mbahet sekret.

“Rama do pritet me ceremoni shtetërore në Elize. Nuk e di pse e mbajnë sekret vizitën e Ramës? Shërbimet diplomatike janë detyruar që të çojnë ftesë për diasporën dhe prandaj e kuptova se kryeministri ynë do vizitojë Parisin. Arsyeja pse Rama nuk do ta bëjë publike vizitën besoj se është edhe për shkak të vizitës së Vuçiç në Paris përpara disa ditësh. Ndoshta kjo vizitë e Ramës është vendosur në moment të fundit, me qëllim që të balancohet vizita e Aleksandër Vuçiç. Edi Rama ndoshta do thotë pse ju nuk e dinit këtë vizitë? Por, mungesa e informacionit për media më bën përshtypje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related