Ina Zhupa: Opozita u përjashtua nga Samiti i Diasporës, mungoi transparenca dhe komunikimi zyrtar

Data

Samiti i Diasporës është kthyer në një pikë përplasjeje politike, pasi përfaqësues të opozitës kanë ngritur shqetësime për mungesë transparence dhe përjashtim nga organizimi.

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, deklaroi se komisioni që ajo drejton duhej të ishte përfshirë në mënyrë aktive në organizimin e samitit, por sipas saj kjo nuk ka ndodhur.

Ajo theksoi se nuk ka pasur asnjë transparencë mbi mënyrën e përzgjedhjes së pjesëmarrësve apo hartimin e axhendës, duke shtuar se komisioni duhej të kishte rol bashkëorganizues. Zhupa akuzoi mazhorancën se e ka përjashtuar komisionin për shkak se drejtohet nga opozita.

“Çështja nuk është ftesa personale, por fakti që është injoruar komisioni i ngritur nga vetë mazhoranca”, u shpreh ajo, duke theksuar se nuk ka marrë asnjë komunikim zyrtar për pjesëmarrjen në samit.

Nga ana tjetër, deputeti socialist Erion Malaj bëri thirrje që diaspora të mos përdoret për përplasje politike, duke theksuar rëndësinë e saj si faktor bashkues.

Debati vijoi edhe me përfaqësues të tjerë të mazhorancës, të cilët pretenduan se deputetët ishin ftuar, por opozita nuk kishte marrë pjesë për arsye politike. Zhupa e kundërshtoi këtë, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë email zyrtar dhe se komunikimi nuk mund të bëhet përmes deklaratave publike apo rrjeteve sociale.

Në përfundim, ajo paralajmëroi se do të kërkohet një reagim zyrtar ndaj Ministrisë së Jashtme për mënyrën e organizimit të samitit dhe përjashtimin e komisionit nga ky proces.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related