Sporti shqiptar në zi/ Ndërron jetë pas një arresti kardiak ish-basketbollisti Enea Andrea

Data

Sporti shqiptar është tronditur nga një lajm i hidhur. Ish-basketbollisti i njohur Enea Andrea ka ndërruar jetë papritur në moshën 54-vjeçare, si pasojë e një arresti kardiak.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa ai po stërvitej në një palestër sportive. Pavarësisht ndihmës së menjëhershme, Andrea nuk ka mundur të mbijetojë.

Rreth shtatë vite më parë, ai kishte kaluar një problem serioz me zemrën, por pas rikuperimit ishte rikthyer në aktivitet të plotë dhe ushtronte rregullisht çdo ditë.

Humbja e tij është e rëndë për basketbollin shqiptar dhe klubin Dinamo, por edhe për median sportive, ku Enea Andrea kontribuonte prej vitesh si specialist dhe komentator i basketbollit, përfshirë NBA-në.

Ai ishte gjithashtu vëllai binjak i aktores së njohur shqiptare Ema Andrea. Ndarja e tij e parakohshme lë pas dhimbje të madhe në familje, te miqtë dhe në gjithë komunitetin sportiv shqiptar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related