SPAK çon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkia Divjakë për shkelje në tendera me vlerë 1 milion euro

Data

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dosjen ndaj gjashtë zyrtarëve të Bashkia Divjakë, të akuzuar për shkelje në procedurat e tenderimit publik.

Sipas njoftimit, të pandehur janë marrë Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Rokled Malko, Fatos Veliu, Vojsava Leccini dhe Elbareta Nishica, kjo e fundit me detyrë drejtoreshë e planifikimit të zhvillimit të territorit.

Prokuroria e Posaçme u ka komunikuar atyre akuzën për “shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike”, një vepër penale që lidhet me ndërhyrje të paligjshme në procedurat konkurruese dhe favorizim të operatorëve të caktuar ekonomikë.

Hetimet lidhen me tre procedura tenderimi të zhvilluara nga Bashkia Divjakë, me një vlerë totale që arrin rreth 1 milion euro. Sipas burimeve, këto procedura dyshohet se janë zhvilluar në kundërshtim me rregullat e konkurrencës dhe transparencës.

Rasti në fjalë ka dalë si pjesë e një fraksioni të një hetimi tjetër më të gjerë, nga ku janë evidentuar elementë që kanë çuar në hapjen e këtij procedimi penal.

Me dërgimin e dosjes në gjykatë, pritet që procesi të hyjë në fazën e shqyrtimit gjyqësor, ku do të vlerësohen provat dhe përgjegjësitë individuale të secilit prej të pandehurve.

Sipas ligjit, të gjithë personat e përfshirë konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related