“Pashkët frymëzojnë shpresë dhe paqe”, Berisha uron besimtarët ortodoksë në vigjilje të festës së Ngjalljes së Krishtit

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët ortodoksë shqiptarë me rastin e festës së Pashkëve, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.

Në urimin e tij, Berisha thekson rëndësinë shpirtërore të kësaj feste, duke e cilësuar si një moment që frymëzon besim, shpresë dhe paqe te besimtarët. Ai rikujton simbolikën e Ngjalljes së Krishtit si një ngjarje që ka ndikuar thellësisht në formësimin e vlerave të qytetërimit perëndimor.

“Krishti u ngjall! Vërtet u ngjall! Pashkët frymëzojnë te besimtarët e Zotit shpresë, besim, paqe dhe përjetësi,” shprehet ai në mesazhin e tij.

Në përfundim, Berisha u drejton një urim të përzemërt të gjithë besimtarëve ortodoksë, duke shprehur dëshirën që festat e ardhshme të kremtohen në kushte më të mira për të gjithë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related