Ish-ministri dhe deputeti i PS-së, Arben Malaj, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka hedhur dritë mbi një fakt të rëndësishëm, që shumë pak e dinë të vërtetën. Pasi Rama ka ironizuar Bashën për tramvajin e Tiranës, Malaj ka reaguar duke thënë se “tramvajin në Tiranë, në kohën e Bashës, e bllokoi Rilindja”.
Sipas ish-ministrit socialist, kjo shkelje flagrante e ligjit, shkoi deri në gjykatë.
“Disa të vërteta, sado të hidhura të jenë, duhet t’i duhen thënë në sy Ramës që të mos i përkeqësohet profili politik, duke deformuar dhe gënjyer për të vërteta konkrete dhe kokëforta.” – shkruan ish-deputeti i PS-së, Arben Malaj.
