Eno Bozdo akuza ndaj Edi Rama: Takimi me fermerët në Berat propagandë, “shoqëritë bujqësore” rikthim i kooperativave

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka reaguar ashpër pas takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Berat, duke e cilësuar atë si propagandë dhe të mbushur me premtime boshe.

Sipas Bozdos, deklaratat e Ramës për krijimin e “shoqërive të bashkuara bujqësore” përbëjnë në thelb një rikthim të modelit të vjetër të kooperativave, të cilin ai e konsideron të dështuar.

“Nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për të rikthyer kooperativat. Ose bashkohuni siç them unë, ose nuk përfitoni asgjë”, shprehet Bozdo në reagimin e tij.

Ai akuzon qeverinë se, pavarësisht më shumë se një dekade në pushtet, nuk ka ofruar mbështetje reale për fermerët, duke përmendur veçanërisht kultivuesit e ullirit në Berat, të cilët sipas tij nuk kanë marrë asnjë subvencion direkt.

Bozdo ngriti shqetësime edhe për rritjen e çmimit të naftës, që sipas tij po rëndon kostot e prodhimit dhe po i çon fermerët drejt falimentimit, ndërsa kritikoi edhe projektet e tregjeve bujqësore, duke i cilësuar si të dyshimta dhe në shërbim të klientelës.

Në reagimin e tij, ai vuri në dukje edhe rënien e popullsisë në qarkun e Beratit, duke kundërshtuar pretendimet për kthim emigrantësh dhe duke theksuar se, sipas të dhënave zyrtare, zona po përballet me largim të vazhdueshëm të banorëve.

Në përfundim, Bozdo theksoi se fermerët shqiptarë nuk kanë nevojë për imponime apo modele të vjetra, por për mbështetje konkrete dhe politika që ulin kostot dhe nxisin prodhimin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related