Transporti publik në alarm: 450 linja rrezikojnë ndërprerjen

Data

Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar për një krizë të thellë në sektor, duke theksuar se rreth 450 linja në të gjithë vendin rrezikojnë të ndërpresin shërbimin për shkak të rritjes së kostove.

Operatorët i janë drejtuar ministrive të drejtuara nga Delina Ibrahimaj dhe Enea Karakaçi, duke kërkuar ndërhyrje urgjente dhe një skemë kompensimi për karburantin.

Sipas tyre, shtrenjtimi i naftës, kostot e mirëmbajtjes dhe mungesa e mbështetjes institucionale po e bëjnë të pamundur vijimin normal të aktivitetit.

Shoqatat propozojnë kompensim të naftës në nivelin 100 lekë për litër dhe lehtësime fiskale si ulja e akcizës, taksës së qarkullimit dhe TVSH-së.

Nëse nuk merren masa të menjëhershme, operatorët paralajmërojnë reduktim të flotës, ulje të frekuencave dhe ndërprerje të shërbimit, me pasoja direkte për qytetarët në transportin urban dhe ndërurban.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related