Ndërkombëtarët mbështesin studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut: Kërkesa për provimin në shqip është legjitime

Data

Përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar kanë dalë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Mikalis Rocas, dhe ambasadori i Italisë, Paolo Palminteri, kanë theksuar se kërkesa e studentëve është në përputhje me standardet ligjore dhe ndërkombëtare.

Sipas tyre, respektimi i kornizës ligjore dhe i të drejtave gjuhësore është thelbësor, ndërsa zhvillimi i provimit në të njëjtën gjuhë në të cilën studentët kanë ndjekur studimet konsiderohet një kërkesë plotësisht e drejtë.

Studentët shqiptarë protestuan para Ministrisë së Drejtësisë në Shkup, duke kërkuar zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhës, i cili garanton të drejtën për të marrë shërbime në gjuhën amtare.

Ata theksojnë se zhvillimi i provimit në gjuhën maqedonase paraqet vështirësi reale për studentët që kanë studiuar në shqip, duke kërkuar barazi në trajtim dhe respektim të të drejtave të tyre.

Në mbështetje të tyre janë shprehur edhe përfaqësues të opozitës shqiptare në vend, ndërsa çështja ka nxitur debat të gjerë mbi zbatimin e ligjit për gjuhët dhe të drejtat e komuniteteve në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related