Ekonomia e Iranit në krizë pas luftës, çmimet rriten ndjeshëm

Data

Pas konfliktit me SHBA-në dhe Izraelin, ekonomia e Iranit është përkeqësuar ndjeshëm, duke rënduar jetën e përditshme të qytetarëve.

Rritja e çmimeve është bërë problemi më i dukshëm. Ushqimet bazë, ilaçet dhe shërbimet janë shtrenjtuar ndjeshëm, ndërsa në disa raste çmimet janë rritur deri në tre herë. Një ilaç për trajtimin e kancerit, që më parë kushtonte rreth 3 milionë rialë, tani arrin deri në 180 milionë rialë.

Ndërkohë, monedha vendase ka pësuar zhvlerësim të fortë. Banka qendrore ka nxjerrë në qarkullim kartëmonedha të reja me vlerë më të lartë, ndërsa inflacioni vjetor ka arritur mbi 50%.

Situata është përkeqësuar edhe nga rritja e papunësisë. Shumë biznese janë mbyllur, sidomos në sektorin e ndërtimit dhe tregtisë, duke lënë mijëra njerëz pa punë. Kufizimet në internet kanë goditur edhe bizneset online dhe sektorin e shërbimeve.

Ekspertët paralajmërojnë se edhe sistemi bankar është në rrezik, për shkak të kredive të papaguara dhe falimentimeve të mundshme. Sipas tyre, çdo ndërhyrje si shtypja e mëtejshme e parasë mund të rrisë edhe më shumë inflacionin.

Qytetarët përballen me një realitet të vështirë ekonomik, ku rritja e çmimeve, mungesa e vendeve të punës dhe pasiguria për të ardhmen janë bërë shqetësimet kryesore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related