Sali Berisha akuza në Kuvend: Rama mbron korrupsionin

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta nga foltorja e Kuvendi i Shqipërisë, duke pretenduar se mazhoranca po përdor Parlamentin për të mbrojtur korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë.

Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama se po mbron ish-zv/kryeministren Belinda Balluku, duke e lidhur këtë me debatet për imunitetin dhe çështjet e integrimit europian.

Sipas tij, shtyrja e interpelancave dhe debateve parlamentare bëhet për të shmangur diskutimet mbi këto çështje, ndërsa theksoi se afatet ligjore nuk duhet të negociohen.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ngriti akuza edhe ndaj mënyrës së funksionimit të institucioneve, duke pretenduar se nuk respektohen rregullorja dhe Kushtetuta. Ai përmendi gjithashtu edhe çështje të tjera që lidhen me vendime gjyqësore dhe funksionimin e strukturave shtetërore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related