OBP drejt modelit europian, përdor inteligjencën artificiale në prokurime

Data

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka zhvilluar një vizitë studimore në Portugali, ku është takuar me përfaqësues të SPMS – Serviços Partilhados do Ministério da Saúde, institucioni kryesor për prokurimet dhe teknologjinë në sistemin shëndetësor portugez.

Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga administratorja Arlinda Pogaj, u njoh me modelin portugez të prokurimit të centralizuar, i cili konsiderohet ndër më të avancuarit në Europë.

Gjatë takimit me drejtuesin e SPMS, Nuno Costa, u prezantuan praktika moderne si:

  • përdorimi i inteligjencës artificiale në vendimmarrje
  • databaza kombëtare për barna dhe pajisje mjekësore
  • katalogë elektronikë të standardizuar
  • monitorim në kohë reale i kontratave dhe proceseve

Ky sistem i integruar synon rritjen e transparencës, eficiencës dhe kontrollit mbi fondet publike, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë.

Vizita shihet si një hap drejt modernizimit të sistemit të prokurimeve në Shqipëri, duke e orientuar atë drejt standardeve europiane dhe përdorimit më të gjerë të teknologjisë dhe analizës së të dhënave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related