Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj publikimit të një plani me 10 pika për armëpushimin me Iranin, duke e cilësuar atë si të rremë dhe të pavërtetë.
Përmes një postimi, ai deklaroi se dokumentet që po qarkullojnë në media nuk janë pjesë e negociatave zyrtare dhe akuzoi autorët për dezinformim. Sipas tij, këto materiale po shpërndahen nga persona që nuk kanë lidhje me procesin dhe që i cilësoi si “mashtrues dhe sharlatanë”.
Edhe Shtëpia e Bardhë ka mohuar se plani i publikuar nga mediat iraniane përputhet me propozimet reale të paraqitura në negociata.
Trump theksoi se ekziston vetëm një propozim i vlefshëm për Shtetet e Bashkuara, i cili po diskutohet në mënyrë konfidenciale dhe larg vëmendjes publike.
Ndërkohë, mediat iraniane pretendojnë se një plan me 10 pika është pranuar si bazë për negociata, ku përfshihen çështje si kontrolli mbi Ngushtica e Hormuzit, heqja e sanksioneve dhe programi bërthamor.
Deklaratat e fundit tregojnë për dallime të mëdha mes palëve dhe pasiguri mbi përmbajtjen reale të marrëveshjes që po negociohet.
