Kryetarja e Kuvendit të Kosovë dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, është shprehur e gatshme të kontribuojë në zgjidhjen e çështjes së zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.
Gjatë një deklarate publike, ajo theksoi se takimet mes forcave politike janë duke vijuar dhe do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa shtoi se është e hapur për të ndihmuar në arritjen e një konsensusi.
Haxhiu aktualisht mban detyrën e presidentes në ushtrim, pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmani më 4 prill. Sipas ligjit, ajo mund ta mbajë këtë funksion për një periudhë maksimale prej gjashtë muajsh.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që Kuvendi ka afat deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin e ri, duke rritur presionin për arritjen e një marrëveshjeje politike.
Në mungesë të një zgjidhjeje brenda këtij afati, vendi rrezikon të hyjë në një krizë institucionale dhe të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Procesi për zgjedhjen e presidentit mbetet një nga sfidat kryesore politike në Kosovë në këtë moment.
