Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të rishqyrtojnë pjesëmarrjen në pelegrinazhin e Haxhit këtë vit në Arabia Saudite, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në rajon.
Paralajmërimi është dhënë nga ambasada amerikane në Arabinë Saudite, e cila thekson se tensionet në rritje dhe ndërprerjet e mundshme të udhëtimeve mund të ndikojnë drejtpërdrejt te pelegrinët.
Autoritetet kanë njoftuar gjithashtu masa të reja për hyrjen në qytetin e shenjtë të Meka, duke filluar nga 18 prilli. Personat që synojnë të hyjnë duhet të kenë leje të posaçme për Haxh, kartë qëndrimi ose leje pune të vlefshme për këtë zonë.
Haxhi, një nga pesë shtyllat kryesore të Islamit, është një detyrim fetar për myslimanët që kanë mundësi ta kryejnë të paktën një herë në jetë. Megjithatë, situata aktuale e sigurisë po ndikon në planifikimin e këtij rituali për shumë besimtarë.
Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, i lidhur me konfliktin mes Izrael, Iran dhe përfshirjen e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka rritur shqetësimet për sigurinë rajonale, duke ndikuar edhe në udhëtimet ndërkombëtare dhe aktivitetet fetare.
