Ngjarje tronditëse në Pukë: punonjësi i One Albania gjendet i ngrirë në dëborë, në gjendje të rëndë shëndetësore

Data

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Pukës, ku një punonjës i kompanisë telefonike One Albania është gjetur pa ndjenja në mes të dëborës, në afërsi të antenave të Midës.

Sipas informacioneve, personi është identifikuar si Lumturi Kamberi, i cili u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u transportua menjëherë me helikopter nga ekipet e urgjencës drejt Trauma Hospital Tirana.

Fillimisht, ai mori ndihmën e parë mjekësore në këtë spital, por më pas u transferua në një spital privat për trajtim të mëtejshëm. Gjendja e tij paraqitet kritike, pasi sipas burimeve, ai nuk është në gjendje të komunikojë dhe nuk mund të lëvizë njërën këmbë.

Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, autoritetet nuk kanë arritur ende të marrin dëshminë e tij për të kuptuar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Ndërkohë, nuk ka pasur ende një reagim zyrtar nga kompania One Albania lidhur me incidentin, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin se çfarë ka ndodhur në momentet para se punonjësi të gjendej në dëborë.

Ngjarja ka ngritur shqetësime për kushtet e punës në terrene të vështira dhe për sigurinë e punonjësve që operojnë në zona të thella dhe me mot ekstrem.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related