Rama frikacak, opozita do të jetë aty për të bërë detyrën, Bardhi zotohet për qëndresë civile

Data

Gazment Bardhi ka përjashtuar mundësinë që PD të braktisë Parlamentin duke u shprehur se ky gabim nuk do të përsëritet më.
Në një deklaratë për mediat pas mbleshjes së Grupit, Bardhi u shpreh se deputetët demokratë do të jenë brenda Parlamentit dhe në Komisione.
“E kemi bërë atë gabim, nuk ka shans që ai gabim të përsëritet”, theksoi kreu i Grupit të PD-së, duke shtuar se “do të jemi aty për të bërë detyrën tonë, qoftë brenda apo jashtë Komisioneve”.

Gazment Bardhi: Duke nisur nga sot do të jemi brenda Parlamentit. Deputetët do të jenë secili sipas Komisioneve për të bërë detyrën e tyre për ti shpjeguar shqiptarëve se çfarë buxheti ka sjellë Rama dhe kush janë propozimet. Po patjetër, edhe ata që janë të përjashtuar.
Është vendimmarrje e Ramës për të nxjerrë nga Kuvendi opozitën ndaj ata që deri dje i bënin thirrje opozitës të jenë brenda Parlamentit, uroj shumë që të gjejnë guximin dhe ti bëjnë thirrje Edi Ramës të lejojnë opozitën e bendit, të bëjë detyrën e përgjegjësinë e vendit. Rama është frikacak, nuk e do opozitën në Kuvend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related