Një tragjedi e rëndë është shënuar në Deti Mesdhe, ku një varkë me emigrantë është përmbysur në zonën e kërkim-shpëtimit pranë Libia, duke lënë dhjetëra persona të zhdukur.
Sipas dëshmive të të mbijetuarve, në bord ndodheshin rreth 110 persona, ndërsa vetëm 32 prej tyre arritën të shpëtohen. Deri tani janë gjetur vetëm dy trupa, ndërkohë që rreth 80 persona rezultojnë të zhdukur.
Varka prej druri, e gjatë rreth 12-15 metra, ishte nisur nga Tripoli dhe u përmbys në det të hapur. Të mbijetuarit kanë rrëfyer momentet dramatike, duke treguar se shumë persona qëndruan për orë të tëra në ujë duke pritur ndihmë.
Operacioni i shpëtimit u realizua nga Roja Bregdetare italiane, me mbështetjen e anijeve tregtare që ndodheshin në zonë. Alarmi u dha fillimisht nga një avion i një organizate joqeveritare, që konstatoi mjetin e përmbysur dhe njerëz të shpërndarë në det.
Të mbijetuarit u transportuan drejt ishullit të Lampedusës, ndërsa autoritetet vijojnë kërkimet për personat e zhdukur. Në bord ndodheshin shtetas nga Pakistani, Bangladeshi dhe Egjipti, duke e kthyer këtë në një tjetër dramë të rëndë të migracionit në Mesdhe.
