Bilanci i Policia e Shtetit për marsin: 527 të arrestuar, 32 armë dhe tritol të sekuestruara, mbi 93 mijë gjoba në rrugë

Data

Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e aktivitetit për muajin mars 2026, duke raportuar një sërë operacionesh dhe rezultate konkrete në luftën kundër kriminalitetit.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij muaji janë finalizuar 96 operacione policore, nga të cilat 21 kanë pasur në fokus lokalizimin dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar. Në total, janë arrestuar 527 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Në kuadër të goditjes së krimit të organizuar, janë sekuestruar 32 armë zjarri, sasi tritoli dhe municion luftarak, ndërsa janë goditur 3 grupe kriminale të përfshira në trafikimin e armëve.

Në fushën e narkotikëve, autoritetet raportojnë sekuestrimin e mbi 50 kilogramëve Cannabis Sativa, si dhe qindra dozave kokainë dhe heroinë. Gjithashtu janë bllokuar rreth 1.2 milionë euro pasuri me origjinë të dyshimtë kriminale, 7 automjete të trafikuara, si dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për aktivitete të paligjshme.

Policia ka evidentuar edhe ambiente të përshtatura për kultivimin e lëndëve narkotike në disa qytete, duke asgjësuar një numër të konsiderueshëm bimësh dhe pajisjesh përkatëse.

Në aspektin e rendit publik dhe sigurisë rrugore, janë zbardhur 18 ngjarje kriminale dhe janë parandaluar 17 të tjera. Ndërkohë, Policia Rrugore ka ndërmarrë masa të forta ndaj shkelësve të Kodit Rrugor.

Gjatë marsit janë vendosur 93,011 gjoba për shkelje të ndryshme, janë arrestuar 197 drejtues mjetesh (pjesa më e madhe për drejtim në gjendje të dehur), si dhe janë pezulluar 216 leje drejtimi.

Autoritetet bëjnë të ditur se kontrollet dhe operacionet do të vijojnë me intensitet, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo paligjshmëri përmes numrit 112 ose pranë strukturave policore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related