Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokon mbi 7 ton djathë të bardhë lope në Shkodër, mbyllet baxhoja dhe subjekti gjobitet për shkelje të rënda higjieno-sanitare

Data

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ndërmarrë një aksion në Shkodër, ku ka bllokuar 7,196 kilogramë djathë të bardhë lope në një subjekt që ushtronte aktivitet baxhoje.

Gjatë kontrollit të kryer në subjektin “Nail Idrizi”, trupa inspektuese konstatoi shkelje të rënda të kushteve higjieno-sanitare dhe mungesë të gjurmueshmërisë së produkteve. Si rezultat, autoritetet vendosën bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit deri në përmbushjen e standardeve të kërkuara.

Përveç masës së pezullimit, ndaj subjektit janë vendosur edhe gjoba administrative:

  • 300,000 lekë për shkelje të kushteve të higjienës, sipas Ligjit Nr. 9863 “Për ushqimin”
  • 100,000 lekë për mungesë të gjurmueshmërisë së produkteve

AKU bëri të ditur se kontrollet në terren do të vijojnë me intensitet të lartë, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga produkte që nuk plotësojnë standardet ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related