Shoferi i dehur përplas turmën në festival në New Iberia, Louisiana: mbi 20 të plagosur, 5 në gjendje të rëndë

Data

Një incident i rëndë është shënuar në New Iberia, Louisiana, ku një automjet është përplasur me një turmë njerëzish gjatë një festivali, duke lënë të paktën 20 persona të plagosur, pesë prej tyre në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi gjatë një eventi që festonte Vitin e Ri Budist në Laos, ku dhjetëra qytetarë ishin mbledhur për aktivitete festive. Sipas autoriteteve lokale, drejtuesi i mjetit është arrestuar menjëherë pas incidentit.

Zëdhënësja e zyrës së sherifit, Rebecca Melanchon, deklaroi se deri tani nuk ka prova që ngjarja të ketë qenë e qëllimshme, ndërsa hetimet janë ende në vijim.

Sipas të dhënave paraprake, shoferi, i identifikuar si 57-vjeçari Todd Landry, ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit. Testi i alkoolit në gjak rezultoi 0.137%, shumë mbi kufirin ligjor prej 0.08% në shumicën e shteteve amerikane.

Autoritetet kanë ngritur ndaj tij akuza për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe shkaktim të lëndimeve trupore nga pakujdesia.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital për trajtim mjekësor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related