Ina Zhupa akuzon qeverinë për “inceneratorë fantazmë”: dështim në menaxhimin e mbetjeve dëmton turizmin në Sarandë dhe qytetet bregdetare

Data

Kryetarja e Komisionit të Turizmit, Ina Zhupa, ka akuzuar qeverinë për dështim në menaxhimin e mbetjeve, duke e lidhur situatën me projektet e ashtuquajtura “inceneratorë fantazmë”.

Nga Sarandë, Zhupa deklaroi se miliona euro të shpenzuara nuk kanë sjellë përmirësim real, ndërsa ndotja mbetet problem serioz, sidomos gjatë sezonit turistik.

Sipas saj, edhe pse Shqipëria prodhon më pak mbetje për frymë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, niveli i ndotjes mbetet i lartë për shkak të mungesës së menaxhimit efikas.

Ajo theksoi se gjatë verës, kur popullsia në zonat turistike rritet ndjeshëm, infrastruktura e pastrimit nuk përballon fluksin, duke sjellë kosha të tejmbushur dhe dëmtim të imazhit të vendit.

Zhupa kërkoi masa konkrete, përfshirë investime në riciklim, rritje të mbështetjes financiare për qytetet turistike dhe modernizim të sistemit të pastrimit, duke theksuar se turizmi kërkon standarde të larta pastërtie dhe jo, sipas saj, projekte të dështuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related