Hetimet për Aeroportin e Vlorës thellohen, SPAK dyshon për shkelje të barazisë në tender

Data

Hetimet për koncesionin e Aeroportit të Vlorës kanë marrë zhvillime të reja, pasi SPAK ka ngritur dyshime për shkelje të barazisë në tender dhe paracaktim të kompanisë fituese.

Sipas gazetares Klodiana Lala, pas rreth një viti hetimesh janë thirrur dhe janë marrë të pandehur disa anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave. Ata akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe favorizim të një operatori të caktuar.

Hetimi është drejtuar nga prokurori Klodian Braho dhe, përveç kësaj vepre penale, po shqyrtohen edhe dyshime për korrupsion dhe pastrim parash.

Çështja e aeroportit u vu në hetim në korrik të vitit të kaluar, ndërsa tani, sipas burimeve, janë identifikuar shkelje gjatë procesit të vlerësimit të ofertave, duke rritur dyshimet se gara mund të ketë qenë e manipuluar.

Hetimet vijojnë, ndërsa projekti i aeroportit mbetet një nga çështjet më të diskutuara në lidhje me tenderat publikë në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related