Albin Kurti paralajmëron takime me opozitën për zgjedhjen e presidentit pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmani

Data

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë takime me liderët e opozitës javën e ardhshme, në përpjekje për të zgjidhur çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.

Deklarata vjen në një moment kyç, pasi mandati pesëvjeçar i Vjosa Osmani përfundon së shpejti. Nëse nuk arrihet një marrëveshje, posti pritet të kalojë përkohësisht te kryeparlamentarja Albulena Haxhiu si ushtruese detyre.

Kurti konfirmoi se është në kontakt me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke paralajmëruar takime për të arritur një zgjidhje politike.

Procesi për zgjedhjen e presidentit mbetet i bllokuar, ndërsa Gjykata Kushtetuese e Kosovës u ka dhënë deputetëve afat 34 ditësh për të zgjedhur kreun e shtetit. Në të kundërt, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Aktualisht, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur e vetme presidentin, çka e bën të domosdoshme arritjen e një konsensusi me opozitën.

Zgjedhja e presidentit kërkon të paktën 80 deputetë të pranishëm dhe dy të tretat e votave në dy raundet e para, ndërsa në raundin e tretë nevojiten 61 vota.

Ndërkohë, opozita ka kërkuar një marrëveshje politike gjithëpërfshirëse, duke theksuar se përgjegjësia kryesore për zhbllokimin e situatës i takon shumicës qeverisëse.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related