Paralajmërimi i SHBA për sulme të mundshme iraniane në Shqipëri, Ferit Hoxha: “Nuk ka arsye për alarm, situata nën kontroll”

Data

Pas paralajmërimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili ka kërkuar qetësi dhe ka minimizuar shqetësimet për sigurinë.

Në një deklaratë publike, Hoxha theksoi se institucionet shqiptare janë në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Uashingtonin dhe aleatët në NATO, duke monitoruar situatën me kujdes.

“Ne i ndjekim me vëmendje të gjitha paralajmërimet e aleatëve tanë. Jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me partnerët dhe vlerësimi aktual është se nuk ka arsye për alarm,” u shpreh ai.

Ministri shtoi se çdo informacion zyrtar do të komunikohet përmes kanaleve institucionale, duke kërkuar që qytetarët të mbështeten tek burimet zyrtare dhe jo tek spekulimet.

Reagimi i tij vjen në një moment kur tensionet ndërkombëtare janë rritur, veçanërisht për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, çka ka shtuar edhe shqetësimet për sigurinë në rajon.

Megjithatë, sipas autoriteteve shqiptare, aktualisht nuk ka indikacione konkrete për rrezik të menjëhershëm, ndërsa situata vijon të monitorohet në bashkëpunim me partnerët strategjikë

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related