Anëtarja e Këshillit Bashkiak të PL-së në Bashkinë e Durrësit, Anisa Ibraj, dha sot një deklaratë ku denoncoi dukurinë e mungesës së ujit të pijshëm për banorët e Durrësit gjatë sezonit veror, gjendjen alarmante të grumbullimit të mbetjeve dhe dëmtimin e turizmit me aksionin më të fundit të lirimit të hapësirave, duke bërë ndërhyrje represive ndaj bizneseve.
Partia e Lirisë u shpreh kundër këtij aksioni për heqjen e karrigeve e tavolinave në bulevardin ‘Epidam’, ku sipas Ibrajt mund të kthehej në atraksion si pedonale.
PL shprehu shqetësim të thellë dhe i bëri thirrje Bashkisë që të ndalte menjëherë këtë aksion dhe dëmtimin e biznesit.
