Shqipëria dhe Bosnjë dhe Hercegovina kanë rikonfirmuar angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin rajonal, në një komunikim mes Ferit Hoxha dhe homologut të tij Elmedin Konaković.
Sipas Hoxhës, biseda e parë mes tyre u zhvillua në një frymë miqësore dhe konstruktive, duke vënë theksin tek rëndësia e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Ai theksoi se paqja dhe bashkëpunimi rajonal mbeten prioritete kryesore, sidomos në një kohë sfidash gjeopolitike për rajonin. Shqipëria, sipas tij, mbështet fuqishëm sovranitetin, unitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës, duke kundërshtuar çdo formë separatizmi.
Një nga pikat kyçe të diskutimit ishte edhe procesi i integrimit në Bashkimi Europian, i cili u cilësua si një faktor thelbësor për stabilitetin, zhvillimin dhe bashkëpunimin afatgjatë në rajon.
Të dy vendet shprehën gatishmërinë për të avancuar në rrugën europiane përmes reformave të brendshme, përafrimit me standardet e BE-së dhe forcimit të bashkëpunimit politik e diplomatik.
