Dy të rinj arrestohen në Pogradec: tentuan të rrëmbenin dhe plagosën me thikë një 17-vjeçar

Data

Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Pogradec pasi dyshohet se tentuan të merrnin peng një 17-vjeçar dhe e plagosën me thikë.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasit Marjo Xhangolli dhe Aljan Hilaj kanë tentuar ta fusin me forcë të miturin në automjetin e tyre, pas një konflikti për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, ata ushtruan dhunë fizike dhe e goditën me mjet prerës në dorë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Autorët u larguan fillimisht nga vendngjarja, por u identifikuan dhe u kapën në kuadër të operacionit të koduar “Fast”, në bashkëpunim me policinë e Prrenjasit.

I mituri ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj dy të arrestuarve rëndojnë akuzat për:

  • “Heqje të paligjshme të lirisë” (e mbetur në tentativë)
  • “Plagosje e lehtë me dashje”

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Korçë për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related