Ylli Baruti shpallet fajtor për korrupsion zgjedhor: Legalizime në këmbim të votave

Data

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor ish-zyrtarin e Kadastrës, Ylli Baruti, për korrupsion ndaj funksionarëve publikë në lidhje me zgjedhjet e vitit 2019.

Gjykata e dënoi Barutin me 1 vit e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 1 vit. Në të njëjtën kohë, u vendos pezullimi i ekzekutimit të dënimit, duke e kaluar atë në shërbim prove për një periudhë prej 2 vitesh.

Sipas hetimeve të SPAK, Baruti ka bashkëpunuar me disa persona të tjerë për të manipuluar votues, duke u ofruar përfitime të paligjshme si:

  • legalizime ndërtimesh informale
  • favorizime në punësim
  • ndikim në procesin e votimit

Në skemë ishin përfshirë edhe zyrtarë dhe persona lokalë, të cilët sipas prokurorisë hartonin lista zgjedhësish dhe ushtronin presion mbi qytetarët për mënyrën e votimit.

Hetimi u mbështet në përgjime, përmes të cilave u provua se në të paktën 4 raste janë dhënë leje legalizimi në këmbim të parave dhe votave.

Gjykata vendosi gjithashtu që Baruti:

  • të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës
  • të mos shoqërohet me persona të dënuar
  • të përballojë shpenzimet gjyqësore

Vendimi mund të ankimohet brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related