Ylli Baruti dënohet nga GJKKO me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor, përfitoi ulje dënimi dhe shërbim prove

Data

GJKKO ka shpallur fajtor Ylli Baruti për veprën penale të korrupsionit aktiv ndaj funksionarëve publikë, në lidhje me zgjedhjet e vitit 2019.

Gjykata e dënoi Barutin me 1 vit e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 1 vit burgim. Më tej, u vendos pezullimi i ekzekutimit të dënimit, duke e kaluar atë në shërbim prove për një periudhë prej 2 vitesh.

Sipas hetimeve të SPAK, Baruti ka vepruar në bashkëpunim me disa persona të tjerë, përfshirë ish-zyrtarë dhe përfaqësues lokalë, duke ndërmjetësuar përfitime të paligjshme në këmbim të votave.

Hetimet kanë zbuluar se në zonën e Saukut në Tiranë, të pandehurit kërkonin nga qytetarët mbështetje elektorale ose orientim të votës, duke ofruar në këmbim leje legalizimi për ndërtime informale apo favore të tjera si ruajtja e vendit të punës.

Provat janë siguruar përmes përgjimeve, ku sipas prokurorisë rezulton se të paktën katër persona kanë përfituar leje legalizimi në këmbim të pagesave dhe ndikimit në votë.

Në vendimin e saj, gjykata urdhëroi gjithashtu që Baruti të mbajë kontakte të rregullta me shërbimin e provës dhe të mos shoqërohet me persona të dënuar.

Vendimi mund të ankimohet brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related