Ilir Beqaj kërkon lirimin nga burgu, GJKKO cakton seancën për shqyrtimin e kërkesës nesër në orën 11:30

Data

Ilir Beqaj ka depozituar një kërkesë për lirimin nga burgu, e cila pritet të shqyrtohet ditën e nesërme nga GJKKO.

Sipas informacioneve, seanca gjyqësore do të zhvillohet në orën 11:30, ku pritet që trupa gjykuese të vendosë mbi kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë.

Beqaj ndodhet në paraburgim që prej 4 korrikut 2024, ndërsa më herët përpjekjet e tij për t’u liruar janë rrëzuar nga gjykatat.

Në këtë seancë, mbrojtja e tij pritet të argumentojë sërish për një masë më të butë sigurie, ndërkohë që vendimi i gjykatës do të jetë përcaktues për vijimin e qëndrimit të tij në qeli.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related