Qeveria emëron drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Skënder Hita zgjidhet pas një gare me 16 kandidatë

Data

Qeveria ka emëruar drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duke zgjedhur Skënder Hita si pasardhës të Ilir Proda.

Vendimi u miratua në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe u konfirmua nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili theksoi se përzgjedhja është bërë mbi bazën e meritës, profesionalizmit dhe integritetit.

Në garë për këtë post morën pjesë 16 kandidatë, nga të cilët 14 kaluan në fazat e konkurrimit. Tre kandidatët më të vlerësuar iu paraqitën ministrit, i cili në fund vendosi për emrin e Hitës.

Sipas Lamallarit, Hita ka treguar përvojë të spikatur dhe vizion strategjik për drejtimin e Policisë së Shtetit, duke e cilësuar atë si një figurë të përkushtuar ndaj ligjit dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

Ndërkohë, emërimi i tij vjen pas shkarkimit të Ilir Prodës, i cili u largua nga detyra me urdhër të kryeministrit Edi Rama, pas zhvillimeve të fundit politike dhe protestave të opozitës.

Autoritetet shprehen se nën drejtimin e ri pritet të rritet performanca e Policisë së Shtetit dhe besimi i qytetarëve në institucionet e sigurisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related