Pas fitores 2-1 të Polonia ndaj Kombëtarja e Shqipërisë, mediat polake kanë analizuar ashpër performancën e disa lojtarëve të tyre, duke veçuar kritikat për Matty Cash.
Megjithëse Polonia arriti të përmbysë rezultatin, ndeshja nuk ishte e lehtë për vendasit. Shqipëria kaloi në avantazh në pjesën e parë me golin e Arbër Hoxha, duke rritur shpresat për një kualifikim historik drejt finales së “play-off”-it për Botëror.
Në analizën e saj, media polake “SportweFakty” i dha notën 5 Cash-it dhe përdori një përshkrim ironik për paraqitjen e tij:
sipas tyre, në disa momente të pjesës së parë ai dukej “si lojtari i 12-të i Shqipërisë”, sidomos në zonën e penalltisë së Polonisë.
Sipas vlerësimit, gabimet e tij mund të ishin ndëshkuar nga kundërshtarë më të fortë, ndërsa në pjesën e dytë performanca e tij u përmirësua disi.
Pavarësisht kritikave, Polonia arriti të marrë fitoren dhe të vazhdojë rrugën drejt objektivit, ndërsa Shqipëria la një paraqitje pozitive që tregoi potencial për të ardhmen.
