Shqiptari në Itali thyen arrestin shtëpiak dhe rikthehet në trafikun e kokainës, arrestohet sërish në Silea

Data

Një shtetas shqiptar 30-vjeçar është arrestuar për herë të dytë nga autoritetet në Itali, pasi ka shkelur masën e arrestit shtëpiak dhe është rikthyer në aktivitet kriminal.

I riu ndodhej në arrest në banesën e tij në Silea, i monitoruar me byzylyk elektronik, por sipas karabinierëve ai ka dalë në rrugë dhe ka vijuar trafikun e lëndëve narkotike.

Gjatë arrestimit të parë, policia kishte zbuluar një sasi të konsiderueshme droge në bashkëpunim me një grua 44-vjeçare nga zona e Treviso. Në çantën e saj u gjetën rreth 60 gramë kokainë, 22 gramë hashash dhe 7.5 gramë heroinë.

Hetimet treguan se droga i ishte dhënë nga shqiptari, i cili më pas u vendos në arrest shtëpiak për shkak të precedentëve penalë. Ndërkohë, gruaja u la në paraburgim.

Megjithatë, vetëm pak ditë më vonë, ai ka thyer masën e sigurisë dhe ka rifilluar aktivitetin e paligjshëm, duke sfiduar hapur drejtësinë italiane.

Autoritetet italiane e kanë arrestuar sërish, ndërsa pritet që ndaj tij të rëndohen akuzat për shkelje të arrestit dhe trafik narkotikësh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related