Jair Bolsonaro dërgohet në arrest shtëpiak për 3 muaj, pavarësisht dënimit me 27 vite burg

Data

Ish-presidenti i Brazil, Jair Bolsonaro, është transferuar në arrest shtëpiak për një periudhë tre mujore, për arsye shëndetësore.

Bolsonaro, 71 vjeç, po vuan një dënim prej 27 vitesh burg për akuzën e komplotimit të një grushti shteti pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022 ndaj Luiz Inácio Lula da Silva.

Vendimi për arrest shtëpiak u mor nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes, i cili autorizoi një masë “humanitare” për 90 ditë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të ish-presidentit. Pas kësaj periudhe, autoritetet do të rivlerësojnë nëse masa do të zgjatet apo do të ndryshohet.

Bolsonaro u lirua nga spitali në Brasilia, ku ishte shtruar në kujdes intensiv për shkak të një forme akute të pneumonisë. Sipas mjekëve, gjendja e tij është stabilizuar dhe pa komplikacione të mëtejshme.

Ai ka pasur probleme të vazhdueshme shëndetësore që prej vitit 2018, kur u plagos me thikë gjatë një aktiviteti elektoral, duke iu nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale ndër vite.

Sipas ekipit mjekësor, Bolsonaro pritet të rikthehet në spital në fund të prillit për një operacion në shpatull.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related