Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se opozita do të shpallë shumë shpejt datën e një proteste të re.
Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se çështja që lidhet me Belinda Balluku nuk konsiderohet e mbyllur nga opozita, pavarësisht qëndrimeve të qeverisë.
Sipas Berishës, ndryshe nga ajo që është deklaruar nga kryeministri Edi Rama, kjo çështje do të vazhdojë të jetë në fokus të aksionit politik të opozitës.
Ai shtoi se protesta do të jetë një formë reagimi ndaj zhvillimeve të fundit dhe akuzave për korrupsion, ndërsa data konkrete pritet të bëhet publike në ditët në vijim.
Deklaratat e tij vijnë në një klimë të tensionuar politike, ku çështjet që lidhen me hetimet dhe akuzat ndaj zyrtarëve të lartë kanë intensifikuar përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës.
