“Ka shfaqur agresivitet në dhomat e izolimit”, avokati i njohur plas deklaratën e fortë: Është dashur ndërhyrja e…

Data

Avokati i njohur, Edmond Petraj ka deklaruar se ish-presidenti Ilir Meta ka shfaqur agresivitet të jashtëzakonshëm në Bllokun e Sigurisë ku është mbajtur në Tiranë, menjëherë pas arrestimit.

“Zoti Meta do që t’i shmanget dënimit. Kalvari do të jetë shumë i gjatë, por dënimi ka mundësi që të marri një drejtim tjetër

Edhe në dhomat e izolimit është shfaqur një agresivitet i jashtëzakonshëm. Ka pasur dhe ndërhyrje të mjekëve dhe specialistëve në institucion”, tha Petraj në Euronews Albania.

Ai është ndalur dhe të kërcënimi i drejtpërdrejt që Ilir Meta i ka bërë në nisje të gjyqit sot, Altin Dumanit, teksa e kishte përballë si përfaqësues të akuzës.

Edmond Petraj tha se në karrierën e tij nuk është ndeshur me një rast të tillë, ku personi i akuzuar/arrestuar kërcënon direkt prokurorin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related