Agron Shehaj kundërshton deklaratën e Marta Kos: Shqiptarët nuk janë të korruptuar, por të marrë peng nga sistemi dhe politika

Data

 

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Marta Kos mbi perceptimin e korrupsionit në Shqipëri.

Gjatë një emisioni televiziv, Shehaj deklaroi se shqiptarët nuk janë një shoqëri që pranon korrupsionin, por përballen me një realitet ku ndihen të pafuqishëm për ta luftuar atë. Sipas tij, dorëzimi dhe mungesa e alternativave krijojnë përshtypjen e gabuar se korrupsioni është i pranuar.

Ai theksoi se për çdo vëzhgues ndërkombëtar që ndjek zhvillimet në Shqipëri, përplasjet mes drejtësisë dhe pushtetarëve, si dhe qëndrimet e partive politike, mund të japin idenë se korrupsioni tolerohet. Megjithatë, sipas Shehajt, kjo nuk përfaqëson realitetin e qytetarëve.

Duke iu referuar perceptimit publik, ai u shpreh se një pjesë dërrmuese e shqiptarëve mbështesin luftën kundër korrupsionit dhe institucionet e drejtësisë, si SPAK.

Shehaj argumentoi se problemi kryesor nuk është pranimi i korrupsionit, por mungesa e fuqisë për ta ndryshuar situatën. Sipas tij, shumë qytetarë ndihen të bllokuar dhe pa zgjidhje, ndërsa një pjesë zgjedh të largohet nga vendi si rrugëdalje.

Në përfundim, ai theksoi se shumica e shqiptarëve jetojnë me punë të ndershme dhe janë viktima të korrupsionit, jo përfitues të tij, duke bërë thirrje që të mos ngatërrohet pafuqia me pranimin e këtij fenomeni.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related