PD akuza ndaj drejtoreshës së Tatimeve: Dyshime për fshehje pasurie dhe lidhje me projekt 10 mln euro

Data

Partia Demokratike ka vijuar akuzat për korrupsion në administratën publike, duke hedhur dyshime mbi karrierën dhe pasurinë e drejtoreshës së Tatimeve në Tiranë, Erlinda Lala.

Në një dalje për mediat, zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në PD, Genta Vangjeli, deklaroi se rasti i Lalës ngre pikëpyetje serioze për mënyrën e emërimit dhe aktivitetin e saj financiar.

Sipas saj, Lala ka kaluar nga një post këshilltare pranë ministrit Petrit Malaj në drejtimin e Tatimeve të Tiranës, në një periudhë që, sipas opozitës, përkon me lëvizje të dyshimta financiare.

PD pretendon se ekzistojnë dyshime për fshehje pasurie dhe lidhje me një projekt ndërtimi me vlerë rreth 10 milionë euro në zonën bregdetare.

Në deklaratë u përmend edhe kompania “2D Construction”, për të cilën opozita pretendon se aksionet janë transferuar në mënyrë të dyshimtë te persona të afërt, duke ngritur dyshime për fshehje të pronësisë reale.

Po ashtu, sipas PD-së, kjo kompani dyshohet se ka përfituar leje ndërtimi në kundërshtim me planifikimin urban dhe legjislacionin në fuqi.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga drejtoresha Erlinda Lala lidhur me këto akuza, ndërsa mbetet për t’u parë nëse institucionet përkatëse do të nisin verifikime për çështjen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related