Mungoi në votimin për Belinda Ballukun, Elisa Spiropali i përgjigjet publikisht Taulant Ballës

Data

Tensionet brenda Partisë Socialiste për çështjen e votimit të imunitetit të Belinda Ballukut kanë marrë një tjetër zhvillim, pasi Elisa Spiropali i është përgjigjur publikisht kreut të Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla.

Ky i fundit deklaroi se do të mbledhë grupin parlamentar për të diskutuar dhe marrë një vendim lidhur me mungesën e Spiropalit në seancën ku u votua për çështjen e Ballukut.

Në reagimin e saj, Spiropali shprehet se e ka lexuar me vonesë deklaratën publike të Ballës, por se është plotësisht dakord me idenë e një diskutimi në forumet e partisë.

Ajo kërkon që grupi parlamentar të mblidhet pa vonesë, duke theksuar se vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik.

Sipas Spiropalit, çdo qëndrim që del nga një debat i hapur, i sinqertë dhe i ndërgjegjshëm duhet respektuar, pavarësisht drejtimit që merr, për sa kohë ai është i menduar dhe i argumentuar.

Reagimi i saj shihet si një thirrje për sqarim politik brenda mazhorancës, në një moment kur çështja Balluku ka nxitur debat të fortë jo vetëm në opozitë, por edhe brenda vetë radhëve socialiste.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related